Maks Verstapen ishte i pandalshëm edhe në Çmimin e Madh të Meksikës. Edhe pse është shpallur kampion bote disa javë më parë, holandezi vijon me formën fantastike.

Piloti i Red Bull e nisi garën nga pole position, duke e mbajtur deri në fund kryesimin e saj. Kjo fitore për 25-vjeçarin, ishte speciale për të, pasi hyri në historinë e Formula Uno.

Verstapen theu kështu rekordin e Michael Schumacer dhe Sebastian Vettel, për fitoret brenda një sezoni me 13 të tillë, duke i parakaluar 2 pilotët gjermanë me 14 të tillë.

Sakaq, në pistën e Meksikës, në vendin e dytë u rendit piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, dhe në shkallën e tretë të podiumit, piloti i shtëpisë, Sergio Perez, që parakaloi kështu në renditjen e përgjithshme monegrasin Charles Leclerc, duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Në vendin e 4-t u rendit britaniku tjetër i Mercedesit, George Russell, ndërsa pilotët e Ferrarit u renditën në vendet e 5-t dhe të 6-t, respektivisht Carlos Sainz dhe dhe Leclerc.

Piloti i ditës në garën e Meksikës, u shpall piloti i McLaren, Daniel Richardo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu