Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë në Breshia, nuk la pas sulmet ndaj kryeministrit.

Ai u shpreh se me ardhjen e drejtuesit të fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, Edi Rama e sheh veten të humbur.

Berisha: Më 11 maj firmosim fundin e Edi Ramës dhe të diktaturës. Në këtë vizitë gjeta atë që s’mund të ma priste mendja kurrë. Gjeta që kreut të shtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare që do shtronin në nder të tij, pasi është sjellë në mënyrë të padenjë në tempullin e demokracisë. Darka iu anulua, pasi foli sikur të ishte biri i Muhamed Gedafit. Kishte marrë pas banditë që kërcuan me mesazhe ata që i anukluan darkën. Kjo ishte historia e tij në këshillin e Evropës miqtë e mi. Të mërkurën, në një akt madhor u zhvilluan dëgjesa për Shqipërinë kushtuar zgjedhjeve të 11 majit, parlamentarët evropian denoncuan dhunën ndaj opozitës, denoncuan për shkrirjen e pushtetit të tij me krimin.

Europa i ka sytë tek 11 maji, vota juaj, te fitortja e Shqipërisë. Kush mendonte tre muaj më parë se kjo do ishte partia juaj, partia e idealeve tuaja.

Me ardhjen e LaCivita, Rama i ra tavolinës me grushte. E sheh veten të humbur dhe përpiqet të japë zemër me gënjeshtrat që beson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu