Denisa Bushka me profesion është estetiste dhe punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë.

Por, përveç shërbimit primar të ofruar nga qendra, 34-vjeçarja u shiste klienteve të ndryshme edhe kokainë.

Pasditen e së martës, policia e Tiranës në rrugën “Bill Klinto” ushtroi kontroll ndaj estetistes ku i sekuestroi  40 doza kokaine gati për shitje.

Më herët, policia kishte marrë informacion se Denisa Bushka shpërndante kokainë në vendet e saj të punës por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet ku kishte siguruar klientë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 34-vjeçarja siguronte sasi deri në gjysmë kilogrami në Fushë Krujë e më pas e ndante në doza, të cilat i shpërndante në 10 – 15 vende në ditë.

Kohët e fundit është vërejtur një trend i rritjes së femrave përdoruese të kokainës por edhe shpërndarëse. Pak javë më parë në një operacion të ngjashëm, policia arrestoi 40-vjeçaren Brikena Frakulli, e cila shpërndarjen e drogës e kishte shndërruar në një biznes familjar ku kishte angazhuar bashkëjetuesin dhe dy fëmijët e saj.

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu