Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama është fshehur dhe nuk ballafaqohet me punën e tij përgjatë 12 viteve në qeverisje, para shqiptarëve.

Berisha ironizoi se Rama është mbyllur me Bashën, të cilit iu drejtua si “Lali Luli që ka zëvendësuar Lali Erin”.

“Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Natyrisht unë dënoj me forcën më të madhe mashtrimet e tij që bën, mbylljen e tij totale ndaj medieve, qëndrimin e tij prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet në debat para qytetarëve. Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme. Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi.

Miliardat e tij janë të njëjta me ato të naftës së Shpiragut. Ju e mbani mend kur u tha shqiptarëve se do vërshojnë miliardat. Kush e shterroi naftën e Shpiragut? Mashtrimet e Edi Ramës se kompania nuk foli asnjë fjalë. Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve? U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre. Kurse Shqipëria protektorat krimi, droge dhe hajnie. Prisni se të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, as galaksitë. Kudo që të jenë ato, do të dalin dhe shqiptarët do marrin vesh dora-dorës se si po dalin ato vrullshëm. Po merret vesh se njeriu që paraqitet nëpër samite me atlete të bardha, herë si sportist dhe herë si piktor shgarravitës, është një shpirtkeq diktator që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë dhe që ulet me shishe sa 210 pensione në një vakt. Udhëton me avion 2 vjet 21 milionë dollarë apo 130 mijë pensione. Vetëm avion, vetëm fluturim i shpenzon. Merr Kopshtin e Edenit 5 milionë euro, 31 mijë pensione dhe hip e zbret shkallët mbi 31 mijë shqiptarë që nuk marrin pension me të cilin nuk ushqehen dot.

Pastaj del e thotë, ata që flasin për pensione. Mashtrues dhe i pashpirt. Pensionet do i rrisim siç i kemi parashikuar. Nuk do ketë pension në Shqipëri nën 200 euro. Dhe sot nën 200 euro janë dy të tretat e pensionistëve shqiptarë. Po atij nuk ia ndjen, nuk ia kërcet se ai ka hallin vetëm të sarajeve të tij dhe pasurive të tij. Kështu që ky njeri është i shkëputur nga realiteti, është futur në një realitet zoologjik dhe idilik me Lul Bravën. Zoologjik me hardhuca e reptilë ndaj dhe kjo është. Edhe njëherë i bëj thirrje medieve, monologjet e tij t’i hedhin në kosh nëse ai nuk pranon konferencat me gazetarët. Imagjinoni të dashur qytetarë, çfarë bën ai.

Ai urdhëron mediat e tij që të mos thonë asnjë fjalë për programet, për konferencat e mia për programet, vetëm e vetëm që ta dominojë hapësirën mediatike me marrëzitë e tij, banalitetet e paskrupullta, me reptilë. Dhe më në fund me Lul Bravën. Pra, në momentet më serioze për një komb, siç janë fushatat elektorale, që duhet të mësojnë se çfarë bëjnë forcat politike për 4 vite, ai servir hardhuca dhe bretkosa dhe thashë edhe njëherë të mos ia themi emrin, tallje me të, mashtrime, gënjeshtra. Por 11 maji po vjen, shqiptarët do i presin biletën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu