GJKKO shpall të pafajshëm kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet Sky Ecc të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.

“ Si ta quajnë drejtorin e Policisë Shkodër, ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi Sky ECC, o vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?! Po, por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë, mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Mondi në fakt është drejtori aktual i Policisë Shkodër që u emërua një muaj pas këtij ministrit në fjalë, përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon ti opozitën?! Ne po abuzojmë me të drejtën për të kërkuar ty llogari?

Po patjetër që do japësh llogari. Kur zotrote i ke dorëzuar pushtetin, policinë e portin e Durrësit krimit të organizuar, përgjegjësia i mbetet opozitës. Ky nuk di asgjë, këtij ia hanë dardhat pas shpine, ky është i pafajshëm, fajin e ka opozita që e baltos dhe ky nuk ka asnjë shpjegim. Ju them me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe morale thotë ky, përveçse politike që Ilir Beqaj është sot ministri më i sulmuar si Tahiri që është i kryesulmuar, janë reformatorë. Kjo ishte deklarata dhe kur i dolën faktet se si njëri, si tjetri kishin abuzuar me detyrën, tha “di unë ç’kanë bërë ata?!”,  ka thënë më parë Bardhi duke ngritur akuza ndaj ish drejtorit të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu