I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën më 11 prill.

Mësohet se zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës. Mes tyre është takimi me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, si dhe përfaqësues të Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike me drejtues të komanduar Enkelejd Alibeajn. 

Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu