Vllaznia në krizë rezultatesh. Pas humbjes në Ballsh vjen një tjetër disfatë, këtë herë në Durrës kundër Erzenit që surprizon dhe ngjitet në vendin e tretë, pikërisht në kurriz të skuadës shkodrane.

Autogoli i Smajlit që në minutën dhe dytë dhe goli i Nonatos në fundin e pjesës së parë e troditën jo pak ekipin e Josës që e nisi ndeshjen me Bekim Balajn në majën e sulmit, për herë të parë titullar që pas transferimit në Shqipëri.

Në rastin e golit të dytë, braziliani u shkëput bukur nga mesfusha dhe në mënyrë të pakuptimtë nuk u ndoq nga mbrojtja shkodrane që pretentoi për pozicion jashtë loje por nuk ishte aspak kështu. Sfida u mbyll në shifrat 3-2 pasi Mala shkurtoi dhe Nonato shënoi të dytin e më pas Jonuzi mbajti në lojë kuqeblutë deri në fund. Erzeni tashmë shkon 29 pikë, 1 më shumë se Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu