Ballina Aktualitet Ervis Martinaj pa gjurmë prej 4 muajsh, Rrumbullaku: E kemi porosi nga...

Ervis Martinaj pa gjurmë prej 4 muajsh, Rrumbullaku: E kemi porosi nga Rama. Jemi në rrugë të mbarë

Kur kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga zhdukja e mistershme ende nuk ka asnjë gjurmë të Ervis Martinajt.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sërish deklaroi sot se jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin por nuk tha asnjë fjalë më shumë.

“Jemi në rrugë të mbarë të rastit për të cilit ju i referoheni. Kryeministri ka kërkuar nga policia e shtetit zgjidhjen e rastit për të cilin gjykojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin.”

Martinaj, humbi kontaktet në 8 Gusht 2022, teksa ndodhej në qytetin e Shijakut, ku kishte shkuar të takonte një anëtar të fisit Avdylaj në këtë zonë.

Policia e Shtetit dhe prokuroria e Laçit,kanë vijuar hetimet por kontrolli i banesave dhe shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rrezultat pozitiv për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë vetëm pak ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ervis Martinaj, Policia e Shtetit në fillim të muajin shtator 2022, vendosi të arrestojë punonjësin e operacionales Jeton Lami, i cili rezultoi të kishte shoqëruar për një kohë të gjatë Ervis Martinaj dhe persona të tjerë të grupit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks