Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Enea Karakaçi, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Pukë dhe Fushë-Arrëz, në kuadër të angazhimeve për forcimin e organizimit dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ndalesa vjen në dy bashki qe socialistët i kanë humbur ne zgjedhjet e fundit:
Statusi i plotë i Enea Karakaçit:
Me strukturat e Partisë Socialiste në📍Pukë dhe📍Fushë Arrëz, në një diskutim mbi punën që na pret përpara. Kontributi i çdo anëtari është thelbësor në procesin e organizimit që po nisim në të gjitha strukturat tona, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
E gjithë vëmendja tek qytetarët, duke qene pranë shqetësimeve të tyre.
Partia Socialiste🌹 ka dëshmuar përherë se është krah njerëzve, pa dallime, duke ju dhënë jetë projekteve që ju shërbejnë të gjithëve.






