Partia Socialiste, ditën e sotme në orën 10:00 mblodhi Grupin Parlamentar. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. PS synon që në këtë mandat të ndryshojë strukturën e Kuvendit, duke krijuar 11 komisione të përhershme, krahasuar me 8 që ka pasur Parlamenti deri më tani.
Për këtë nevojitet ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, dhe mësohet se mazhoranca socialiste synon që ndryshimin e Rregullores dhe ngritjen e komisioneve t’i miratojë para votëbesimit të qeverisë në Parlament. Newspower.al ka mësuar emrat e 7 kryetarëve të komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca si dhe përbërjen e tyre.
Ndërkohë opozita do të drejtojë katër komisione.
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DHE EMRAT E KRYETARËVE:
1.Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
– Nënkryetar: Erion Braçe
– Sekretare: Zamira Sina.
2.Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Do të drejtohet nga Ulsi Manja
– Nënkryetar: Damian Gjiknui
-Sekretare: Aurora Mara.
3.Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
4.Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Do të drejtohet Anila Denaj
– Zëvendëskryetar: Onid Bejleri
– Sekretare: Ilva Gjuzi
5.Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Do të drejtohet Blendi Klosi
-Zëvendëskryetar: Fadil Nasufi
-Sekretar: Saimir Hasalla
6.Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Do të drejtohet nga Igli Hasani
– Zëvendëskryetare: Bora Muzhaqi
– Sekretare: Marjana Koçeku
7.Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
1.Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet
2.Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
– Kryetari caktohet nga opozita
– Zëvendëskryetar: Eduard Shalsi
– Sekretar: Enriketa Jaho
3.Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Kryetarin e zgjedh opozita
-Zëvendëskryetare: Iris Luarasi
– Sekretar: Ardit Bido.
4.Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
PS ka caktuar edhe drejtuesit për dy reforma që priten në vijim gjatë këti sesioni parlamentar: për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin; për Komisionin e posaçëm për reformën territoriale, Arbjan Mazniku.