Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit. “Po kryhen proceduat. Brenda kësaj jave propozohet emri i drejtorit të ri të policisë së shtetit tek Këshilli i Ministrave”, u shpreh ai.

Newspower ka mesuar se ato jane:

Shemsi Premci

Ibrahim Disha

Hajrulla Xhivini

Sami Rasha

Sikurse jeni në dijeni, ligji i iri “Për Policinë e Shtetit” i hapi rrugë mundësisë për të përzgjedhur, nëpërmjet konkurrimit dhe meritokracisë, të drejtuesit të kësaj organizate kaq të rëndësishme.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, është miratuar Udhëzimi nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, ku përcaktohen në mënyrë të detajuar të gjitha hapat e procesit për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në vijim të këtij Udhëzimi, Ministria e Brendshme shpalli Thirrjen për Aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të afatit ligjor, janë 15 aplikantë që kanë shprehur interes.

Nëse keni interes apo kuriozitet, lista e aplikantëve është e shpallur në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme.

Siç përcakton Udhëzimi, brenda 10 ditëve pune (duke filluar nga data 19 shtator 2024, pas përfundimit të afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit), Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Komisioni përbëhet nga një zv.ministër, Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë gjithë dokumentacionin e vënë në dispozicion nga kandidatët, vlerësimin e integritetit, kontrollin e figurës, prezantimin e platformës dhe informacion tjetër, duke bashkëpunuar dhe ndërvepruar me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Komisioni organizon gjithashtu seanca dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, seanca ku janë ftuar për t’i ndjekur edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit.

Në fund të këtij procesi, brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve.

Komisioni rendit kandidatët sipas pikëve të marra duke filluar nga kandidati që ka marrë më shumë pikë. Në rastet kur kandidatët kanë pikë të barabarta, ata do të listohen në bazë të vjetërsisë në profesion dhe përvojës profesionale.

Në përfundim të renditjes, Ministri i propozon Kryeministrit një nga kandidatët me vlerësimin më të lartë. Propozimi shoqërohet me një relacion, i cili shpjegon procesin e ndjekur, kandidatët që u kualifikuan, si dhe arsyet për kandidatin e propozuar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu