Dy vëllezerit Daniel dhe Mikel Hoxha prej 13 vitesh nga kthimi në vendlindjen e tyre në fshatin Suk 2 në Roskovec kanë nisur ngritjen e serave dhe kultivimin e perimeve duke vijuar edhe sot.

Danieli tregon se këtë biznes e kanë nisur fillimisht me ngritjen e një serë të vogël, të cilën më pas e zgjeroi.

Ky vit ka qenë më i mirë nga viti i kaluar, jo vetëm për rritjen e prodhimit, çmimet e tregut, por edhe për grumbullim dhe shitje për eksport, shprehet Danieli. Tashmë, një fermer i suksesshëm, ai ka punësuar në pune sezonale rreth 25 – 50 punonjës, në kohen e pikut të sezonit. Perveç kultivimit të perimeve në sera, dy vëllezërit Hoxha e kanë shtrirë aktivitetin  edhe në fushë gjatë verës, me mbjelljen e fidanëve si dhe në kulturën e bostanit, duke shtuar më tepër mundësitë e prodhimit të më shumë kulturave bujqësore gjate gjithë periudhës së vitit, duke rritur në këtë mënyrë edhe mundësitë e përfitimit.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe fermerë të tjerë në zonë duke ngritur një kooperacion. Fermeri Fatjon Çepele është shprehur se edhe ai ka ngritur sera në gati 1 hektarë dhe ky bashkim i ka mundësuar një treg të sigurt grumbullimi dhe shitjeje.

Në bashkinë Roskovec, janë 250 ha sera diellore dhe 12 pika grumbullimi të fruta- perimeve. Sasia e perimeve qe prodhohet në sera është 12000 ton në vit dhe nga kjo sasi rreth 75% shkon për eksport në vendet e Ballkanit dhe Europës, pjesa tjetër shkon për konsum në tregun vendas.

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu