Screenshot

🚨Njoftim për banorët e Qarkut Shkodër

24 orët në vijim janë të rëndësishme për menaxhimin e situatës së krijuar në Qarkun Shkodër.

Sipas të dhënave nga bashkitë e qarkut:
Bashkia Shkodër u bën thirrje banorëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në Njësitë Administrative Bërdicë, Dajç, Ana e Malit dhe Guri i Zi. Veçanèrisht banorëve të zonave pranë rrjedhave ujore dhe territoreve të ekspozuara ndaj përmbytjeve.
Aktualisht nuk raportohen problematika, por monitorimi në terren është i pandërprerë.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, situata paraqitet e përmirësuar krahasuar me orët e paradites, ndërsa monitorimi vijon nga ekipet e bashkisë.

Në Bashkinë Vau i Dejës, janë evidentuar problematika si pasojë e daljes nga shtrati të Përroit të Glinës. Ka pasur prezencë uji, por në këto momente vërehet tërheqje e tij dhe përmirësim i situatës.

Në bashkitë Fushë Arrëz dhe Pukë, janë raportuar problematika të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut.

Prefektura Shkodër bën me dije se të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje të menjëhershme, nëse do të jetë e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu