Pasi Edi Rama e emëroi drejtuese politike të qarkut Shkodër, Elisa Spiropali do të zhvillojë të martën takimin e parë më strukturën socialiste të këtij qyteti. Pjesë e mbledhjes është kërkuar që të jenë të gjjthë drejtuesit e degës lokale dhe drejtorët pa përjashtim, edhe ata që janë urdhëruar të firmosin dorëheqjen. Përveçse një takim prezantimi, ky është edhe momenti kur Spiropali merr zyrtarisht në duar frenat e drejtimit politik të qarkut, duke i dhënë fund periudhës 1 vjeçare të Edona Bilalit. Burimet bëjnë me dije se Spiropali vjen me një skenar të qartë duke specifikuar se kush do të jenë njerezit e besuar të saj dhe cilat janë “kokat që duhen prerë”. Ajo jo vetëm do të udhëheq betejën politike dhe do të njohë terrenin në detaje, por njëkohësisht ka përgatitur edhe lëvizjet e drejtorëve, pasi një pjesë e tyrë nuk do të vijojnë më të mbajnë këto poste. Sipas të njëjtave burime, Spiropali do të “shkundë” nga pluhuri ato institucione që deri më sot kanë zënë rrënjë titullarët, por pa patur rezultate dhe aq më shumë kur flitet për ato politike. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë trendi i socialistëve nën drejtimin e të bësuares së Edi Ramës dhe një emri që nuk tërhiqet lehtë nga përballjet.