Pak jave pasi Edi Rama prezantoi drejtuesit e rinj politik te qarqeve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ka kaluar zyrtarisht stafeten e drejtimit te qarkut Shkoder, kryebashkiakut Benet Beci raporton newspower.al. Ne fjalen e saj, Spiropali u shpreh:

“Ndalova për tju përshëndetur dhe me shumë respekt për punën që bëni, pasi na keni ndjekur në aktivitetet tona politike. Pata kënaqësi ti kaloja stafeten Benet Becit, një kryetar bashkie I përkushtuar që e ngre zërin për Shkodrën. E ka dëshmuar se di të bëjë punë dhe cilat punë duhen bërë. Jam e sigurte qe investimet e reja të nisura në Shkodër dhe ato që do të vijnë, do ta kthejnë këtë qytet në kryeqëndrën e veriut, sic e kemi premtuar. Do ta bëjnë Shkodrën atraktive jo vetëm për banorët, por edhe turistët e shumtë që sa vijnë e shtohen. Jam besimplotë që nën drejtimin e Benet Becit dhe sa i takon PS, ne do të kemi një rezultat nga më të mirët që kemi patur ndonjëherë në qarkun Shkodër, pasi vemendja nuk do të jetë tek ndasitë politike, por zhvillimi rajonal i Shkodrës. Suksese të gjithëve, ka qënë kënaqësi e madhe si njerëzore dhe politike që drejtova qarkun Shkodër, me pritshmëri të larta dhe njerëz të mrekullueshëm. Shkodra e meriton të ketë në të gjitha nivelet politike drejtues, pasi japin më të mirën e tyre. Zëri im do të jetë gjithmonë I fortë për Shkodrën dhe dera e kuvendit do të jetë e hapur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu