El Clasico i takon Real Madridit, me të besuarit e Xabi Alonsos që fituan 2-1 ndaj Barcelonës, në sfidën e mbajtur në Bernabeu. Mbappe zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, me një të djathtë tokazi, me topin që përfundoi pas shpinës së Szczesny. Barça përfitoi pas një gabimi në prapavijën madrilene dhe me Fermin Lopez, çoi shifrat në 1-1. Spektakli i pjesës së parë nuk kishte mbaruar ende, pasi Bellingham “ndezi” festën e Los Blancos në shkallët e stadiumit. Në fillimin e pjesës së dytë, Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Real Madrid mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, duke triumfuar dhe duke shkuar në kuotën e 27 pikëve. Ekipi i Flick ka 22 pikë dhe është në vendin e dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu