Ballina Kronike Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, autorët e mbajtën në vëzhgim dy ditë me...

Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, autorët e mbajtën në vëzhgim dy ditë me radhë! 7 plumba kapën 40-vjeçarin

Etjan Nikulaj i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Lezhës është mbajtur në vëzhgim nga autoret për të paktën dy ditë me radhë. Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte më së shumti viktima.

Sipas burimeve automjeti tip ‘BMW’ ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshëm.

Ndërkohë deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Lekstakaj me të cilët janë në hasmëri fisi Nikulaj, por nuk është arritur të provohet që të kenë lidhje me ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lirë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes, por pa përjashtuar edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur viktima gjatë kohëve të fundit të cilat po kalohen në sitë nga ana e hetuesve me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës.40-vjeçari Etjan Nikulaj është përshkuar nga 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ku dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore duke i marrë edhe jetën.

Etjan Nikulaj u qellua me breshëri plumbash mbrëmjen e 2 dhjetorit teksa po lëvizte me automjetin e tij foristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa viktima ishte i afërm i biznesmenit Ardian Nikulaj të vrarë me 19 prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks