Kreu i Prokurorisë së Psaçme, Altin Dumani ka folur gjatë një takimi me gazetarët. I pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane.

Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3. “Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, u shpreh Dumani. Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

“7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi, aty ndodhen të dyshuarit që u kemi firmosur urdhërarreste ndërkombëtare”, tha Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu