Do të festonte 90-vjetorin e lindjes! Por iku para kohe nga jeta, ndërsa emrin e përjetësoi në veprat që la. Piktori Ismail Lulani u rikthye tek publiku shkodran përmes një ekspozite që familja e tij e çeli në Galerinë e arteve Shkodër të pagëzuar “Lulani në shtëpinë e vet”. Piktura të paekspozuara më parë dhe punime të mbetura në gjysëm, ju prezantuan publikun në një formë të vecantë ku u bënë bashkë artistë, miq, familjarë dhe ish nxënës të Lulanit.
Koleksioni i piktorit Ismail Lulani perfshin rreth 100 piktura dhe 1800 vizatime prej të cilave një pjesë qëndrojnë ende të paekspozuara për publikun.
Mesazhi i kësaj ekspozite ka të bëjë me përjetësinë e veprave të artistëve, të cilët edhe pse ndahen fizikisht nga kjo botë ato jetojnë sërish me artin e tyre. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 23 mars në Galerinë e Arteve të Shkodrës.