Të vërtetat historike dhe dëshmitë e të burgosurve politikë gjatë kohës së komunizmit erdhen përmes ekspozitës “Letra nga Ferri”, e çelur në mjediset e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Ajo sjell para publikut një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare, dhunën dhe terrorin e burgjeve politike gjatë viteve të errëta të diktaturës komuniste. Në qendër të kësaj ekspozitë janë fjalët e të burgosurve, dëshmi të shkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe mizoritë.  Përmes projektimi audio-vizual, vizitorët do të përjetojnë tingujt e dyerve të qelive, zinxhirët, hapat e rojeve të torturës, ndërsa arti i shkrimit vjen si një formë rezistence.

Për herë të parë u ekspozuan dy letrat origjinale të Zef Zorbës drejtuar nënës së tij. Vajza e tij Elena Zorba mes kujtimesh ndërsa kujton fjalët e hedhura në ato letra, sot ka edhe një peng.

Janë me mijëra letra të shkruara nga të dënuarit politikë, që kalojnë shifrën e 3 mijë faqeve arkivore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu