Fotografët dhe kineastët ballkanas Janaki e Milton Manaki erdhen përmes një ekspozite të veçantë në muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër. Përzgjedhja e materialeve të prezantuara i kushton një vëmendje të veçantë popullatave lëvizëse, përafërsive etnografike dhe ritualeve të ngjashme të popujve të Ballkanit, të cilët i gjejmë të pasqyruar në rrugëtimet e Manakëve në rajon. 

Ekspozita erdhi në bashkëpunim arkivën e shtetit të Republikës se Maqedonisë së Veriut, departamenti i Manastirit. Ajo merr një rëndësi të vecantë që shënon nisjen e një rruge të re bashkëpunimi mes dy vendeve. 

(GOCE STOJANOVSKI   DREJTOR I ARKIVIT NË MANASTIR

“Ne nisëm bashkëpunimin vitin e kaluar. Kemi zhvilluar disa vizita të ndërsjellta dhe krijuam idenë për këtë ekspozitë. Këto fotografi janë më shumë se histori mes vendeve tona. Unë dhe kolegu im kemi bashkëpunuar me kuratorin Luçian Bedeni gjë e cila nuk ka qenë aspak e lehtë sepse imazhet e vëllezërve Manaki janë tejet të rëndësishme. Kemi kaluar në duar me mijëra fotografi me tipologji dhe tematika të ndryshme  dhe nuk ka qenë e lehtë për të bërë përzgjedhjen. Ky bashkëpunim i ka bërë institucionet tona më të mira. Koleksioni jonë është i vogël, mund të jenë 25 mijë fotografi të vëllezërve Manaki por që tregojnë jetën kudo në Ballkan dhe kanë një vlerë të madhe për Maqedoninë e Veriut dhe jemi krenar. Ne duam ta vazhdojmë këtë bashkëpunim me Shqipërinë dhe tashmë të kemi një eksspozitë tjetër por këtë radhë në qytetin tonë në Manastir”.

DIMITAR GJORGIEVSKI    BASHKËPUNËTOR I ARKIVIT NË MANASTIR

“Koleksioni i vëllezërve Manaki në vetvete është interesant sepse ata kishin një studio të thjeshtë fotografie në Manastir por dolën nga qyteti dhe fotografuan kudo në Ballkan. Ne kemi shumë fotografi nga jeta e njerëzve të thjeshtë por që në atë kohë mbartnin shumë vlera dhe i kemi zbardhur në këtë ekspozitë e cila tregon se si vëllezërit Manaki ndiqnin asokohe ritualet e këtyre njerëzve të thjeshtë duke nisur nga martesat, funeralet, mbrëmjet muzikore dhe gjithçka tjetër dhe kjo e bën shumë të rëndësishëm koleksionin e vëllezërve Manaki”.

Koleksioni i vëllezërve Manaki i ruajtur në Arkivin Historik të Manastirit, përmban 6702 negativë në xham, 2087 plan film dhe 1071 film rul, 7041 stampime fotografike, 3867 dokumente dhe 49 kamera dhe materiale të tjera ndërsa në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut ruhen një sërë filmash që ata realizuan me ‘Kamera 300’, prej së cilës njihen edhe si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu