Nxënësit e shkollave të Shkodrës kanë hapur një ekspozitë me piktura të realizuara nga vetë ata. Ekspozita u hap në qendrën rinore “Atelie” në qytetin e Shkodrës. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër Brisela Kadia fton qytetarët që të blejnë këto punime të nxënësve pasi të ardhurat do të shkojnë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Drejtori i arsimit në bashkinë Shkodër Ergys Ivziku thotë se ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në qendrën rinore “Atelie”.

Saegla Piranej, nxënëse e shkollës artistike “Prenk Jakova” ka realizuar këtë pikturë e cila si mesazh ka kujtimet e fëmijërisë.

Pikturat e nxënësve të shkollave të Shkodrës erdhën me një art të larmishëm, duke nisur që nga peisazhet, pikturat abstrakte dhe deri tek figurat e rëndësishme historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu