U lakua në media si një nga emrat që qeveria shqiptare do ta propozonte sërish në një mision diplomatik, si ambasador në një nga shtetet europiane. I kontaktuar nga newspower.al, Prof.Dr. Tonin Gjuraj, kandidat për rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” hedh poshtë zërat dhe thotë se do të vijojë garën e nisur. “Jam i nderuar që t’i shërbej qytetit tim Shkodrës, universitetit të tij me një histori të pasur në fushën e dijes, “Luigj Gurakuqi”, si dhe arsimit shqiptar, në këtë garë që kam marrë përsipër të zhvilloj. Nuk ka asnjë tërheqje nga ana ime, përkundrazi vetëm angazhim maksimal për të dhënë më të mirën. Po përgatitem për fushatën që më pret dhe shpalosjen e alternativës më të mirë për drejtimin e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ky është angazhimi im momental dhe kryesor”, perfundon Gjuraj konfirmimin e tij për newspower.al, duke hedhur poshtë zerat për një tërheqje nga gara apo angazhim tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu