Demokratet e Shkodres do t’i perzgjedhin kandidatet per kryetar bashkie permes primareve. Afati i dorezimit te kandidaturave ka perfunduar ne 13 Nentor, diten e diele dhe tashme newspower.al ka mesuar emrat zyrtar. Ne bashkine Shkoder, kryetari ne detyre Bardh Spahia do te kete perballe Irena Shestanin, ish nenkryetare e partise. Ne Malesi te Madhe kane dorezuar aplikimin Isa Rama dhe Fredi Sterkaj dy ish kryetar komunash, ndersa pritet nese do te vendose te lere mandatin per te garuar Ramadan Lika. Ne Vau Dejes Zef Hila e ka hedhur hapin dhe do te futet ne primare duke u shprehur i gatshem te lere mandatin, ndersa perballe ne primare ka Kole Shaben qe mban detyren e sekretarit te deges se PD. Ne Puke do te garoje ish kryetari i komunes Gjegjan Rrok Dodaj raporton newspower.al. Gara pritet te jete interesante dhe me zyrtarizimin e emrave socialistet mesojne ne kohe se kush do te jene rivalet perballe ne garen per 14 Majin raporton newspower.al. Kampi majte po diskuton emrin e Benet Beci si kandidat te mundshem per Shkodren pasi i besoi drejtimin politik si bashki. Ne Vau Dejes flitet emri i Kristjan Shkrelit, ne Malesi te Madhe rikonfirmimi i Tonin Marinaj, ashtu si edhe ne Puke i Gjon Gjonaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu