Mobilimi i ri i zyrës së kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, kur mori detyrën ju ra në sy të gjithëve, për ndryshimin drastik që i bëri mjediseve të punës, në të cilat më herët kishin punuar paraardhësit e tij. I njohur për drejtimin e institucioneve të “luksit”, Benet Beci u kujdes që edhe në zyrën e re, kryefjalë të ishte luksi dhe arredimi do të duhej të ishte i tillë, me fokus markat e njohura raporton newspower.al. Të gjithëve u kanë rënë në sy gjatë publikimeve të bëra publike në rrjetin e tij social, karriget e markës së njohur “Herman Miller Aeron”, të cilat zakonisht klasifikohen në segmentin premium të tregut. Ato përdoren për tu ulur kryebashkiaku Beci dhe krahu i djathtë i tij, pasi në zyrë gjenden disa të tilla. Për qytetarët që nuk e dijnë, çmimi i një karrigeje të tillë varion nga 1500 deri në 2000 euro. Në një bashki ku një pjesë e madhe e qytetarëve përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, shpenzime të tilla luksi, jo vetëm janë të ekzagjeruara, por ngrenë pikëpyetje të mëdha? Cili është tenderi i realizuar për blerjen e tyre? Sa kanë qënë ofertat për mobilimin e zyrës së kryebashkiakut, që ka fituar firma e cila ka ofruar karriget e markës “Herman Miller Aeron”? Nëse nuk ka patur një tender, kush i ka dhuruar dhe a lejohet një veprim i tillë për një zyrtar të lartë?  Këto pikëpyetje do të duhet të marrin përgjigje nga një hetim që do të duhet ta bëjnë institucionet e drejtësisë, pasi vetëm për 3 apo 4 karrige, çmimi i tyre varion nga 4500 deri në 8000 euro. Në aspektin social dhe përtej lindin të tjera pyetje: Si mundet një kryebashkiak i një bashkie si Shkodra, të ulet në një luks të tillë për të pritur takime me qytetare që nuk kanë një çati mbi kokë, apo vuajnë për kafshatën e bukës? Kujt është i nevojshëm ti ekspozohet një luks i tillë? Ambasadorëve, zyrtarëve të tjerë shtetërore apo … ? Mjafton një vizitë brenda mjediseve të bashkisë Shkodër për të parë gjendjen që punohet dhe kontrastin e një zyre që shpalos luks. Bashkia Shkodër raporton newspower.al nuk ka dhënë një shpjegim publik për kostot, procedurat e prokurimit apo arsyetimin e këtyre blerjeve, ndërkohë që kërkesat për transparencë janë thelbësore në një administratë publike./newspower.al

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu