Ndërsa po afrojnë zgjedhjet e 2025-es, beteja politike pritet të jetë e fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit po i vijon përgatitjet për këtë betejë dhe Sali Berisha ka firmosur në  orët e fundit drejtuesit e rinj politik. Ai ka zgjedhur ti besojë drejtimin politik të diasporës, ish kryetares së kuvendit Jozefina Topallit. Në 8 vitet e drejtimit të kuvendit të Shqipërisë, si gruaja e parë që u ul në atë karrige, Jozefina Topalli spikati për profilin e ri që i dha kuvendit të Shqipërisë në diplomacinë e huaj, duke i bërë një ndër promovimet më të spikatura vendit. Ndërkohë Jozefina Topalli përpara kësaj detyre, për 3 vite radhazi drejtoi një prej qarqeve më të vështira politike të veriut, atë të Lezhës. Megjithëse gjeti një strukturë pa kryetar, sekretar dhe pa deputet, si dhe e rrethuar nga “të fortit” që vendosin në zgjedhje, ajo ja doli të ringrejë PD nga e para, madje duke fituar bashkinë Mirditë në zgjedhjet e fundit vendore, si dhe duke përmirësuar fuqishëm Lezhën dhe Laçin, ku gara ishte e ngushtë. Duke bërë kështu që ti trashëgojë një strukturë të shëndoshë pasardhësve. Tashmë beteja e radhës politike e vë Topallin në drejtimin e diasporës, ku padiskutim ajo pritet të ketë një rol kyc, duke patur parasysh lidhjet ndër vite dhe reputacionin që gëzon tek demokratët dhe diaspora në vecanti. Përvec Topallit Berisha sipas shkresës qe disponon newspower.al i ka besuar qarkun e Elbasanit Tomorr Alizotit dhe Fisnik Qosjes Kavajen dhe Rrogozhinen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu