Ballina Kulture “Ekrani i artit” në Shkodër/ Festivali vjen me edicionin e gjashtë

“Ekrani i artit” në Shkodër/ Festivali vjen me edicionin e gjashtë


Oborret e bukura shkodrane do të kthehen në kinema të hapura e skena muzikore përgjatë 5 ditëve. Në kryeqendrën e veriut nisi rrugëtimin festivali i filmit “Ekrani i Artit”, në edicionin e tij të 6-të. Të pranishëm ishin artistë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa risi këtë vit është pjesëmarrja e më shumë artistëve nga Kosova.

EDI MUKA

DREJTUESI ARTISTIK I FESTIVALIT

Kemi shumë pjesëmarrës dhe kemi realisht shumë punë të mira.

 ZEF PACI

KRITIK ARTI

kemi shumë artistë nga Kosova këtë vit dhe kjo është një vlerë e shtuar.

 I pranishëm në çeljen e festivalit ishte edhe Drejtori i Institutit Italian të Artit, që këtë vit mbështeti këtë iniciativë.

ALESSANDRO RUGGERA

DREJTORI I INSTITUTIT ITALIAN

Kjo është një iniciativë e rëndësishme për artin shqiptar që zhvillohet në Shkodër. Është edhe një tregues i lidhjeve të ngushta mes dy vendeve tona”.

Drejtori i festivalit, Adrian Paci, u ndal tek rëndësia që kanë mesazhet e dala nga ky festival, që vjen si një klithmë për artin shqiptar.

ADRIAN PACI

DREJTOR I FESTIVALIT

Ne flasim për turizmin kulturor dhe shumë mirë bëjnë, por arti në vetvet është më shumë se kaq, është ndjesi

 “Ekrani i Artit” ka lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë, dhe i huazuar nga ‘Lo Schermo dell’Arte’, festivali i filmit dhe artit bashkëkohorë që zhvillohet në Firenze prej vitit 2008.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks