Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, konferencë shtypi mbi situatën ekonomike në vend. Sipas ministres Delina Ibrahimaj rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa për ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur ekonomia dhe ndërtimi.

“Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%. Sa i përket krahasimit me vendet e rajonit. Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë të rajon. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit. Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive,. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%”- u shpreh ministrja. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se sektori i ndërtimeve ka shënuar rritje, ndërsa industria është shoqëruar me rënie.

“Tregtia me shumicë ka pasur ritme pozitive. Industria ka pasur rënie, si pasojë e çmimeve. Energjia elektrike ka pasur ndikim pozitiv në këtë ecuri.

Konsumi i popullatës ka pasur rritje me 0.9 për qind. Ka mundësi më të madhe për rritje ekonomike.

Sektori i ndërtimit është rritur me 66.6 për qind në tre mujorin e fundit.

Investimet e huaja ka pësuar gjithashtu rritje.

Inflacioni ka pasur norma të panjohura më parë gjatë këtij viti, të ndikuar nga lufta në Ukrainë”, theksoi ndër të tjera Ibrahimaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu