Ballina Sport EGNATIA “HARRON” TË FITOJË, EDHE PARTIZANI MPOSHTET NGA TEUTA

EGNATIA “HARRON” TË FITOJË, EDHE PARTIZANI MPOSHTET NGA TEUTA

Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova (trajneri i rrogozhinasve festonte ndeshjen e 100-të në stol) u mposht 2-0 në Korçë nga Skënderbeu, me skuadrën bardhekuqe që ruan vendin e katërt pavarësisht rezultatit që do të arrijë Tirana në derbi me Dinamon.

Egnatia do të parakalohej nga Vllaznia, nëse kuqeblutë fitojnë ndeshjen e kësaj jave në fushën e Kukësit.

“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’. Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.

Dështin një tjetër pretendent për titullin kampion, Partizani, që u kthye pa pikë nga “Niko Dovana” i Durrësit. Teuta mori një trepikësh me shumë vlerë për mbijetesën falë golit të Peposhit në minutën e 67-të./ Super Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks