Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother VIP”.

Në një natë plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, aktorja Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli e para në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit. Mjekiqi ishte finalisti i parë që la garën mbrëmë, ndërsa përballja e fundit ishte mes aktorësh: Egla Ceno dhe Julian Deda. 

Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, Ceno tha:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu