Ballina Politike Edi Rama nis fushatën! ”Paga minimale, energjia dhe pensionet” lajkmotivi për vendoret...

Edi Rama nis fushatën! ”Paga minimale, energjia dhe pensionet” lajkmotivi për vendoret 2023

Për kreun e qeverisë vendimi për të pezulluar fashën e energjisë elektrike është një argument i mirë për ti bindur shqiptarët që t’I votojnë kandidatët e majtë në vendoret e vitit të ardhshëm.

Nga Gjirokastra që ishte stacioni i radhës i turit elektoral që ai ka nisur në të 61 bashkitë e vendit, Rama tha se mosrritja e çmimit të energjisë ishte një vendim për të mos ndërhyrë tek buxhetet e familjeve shqiptare.

Edi Rama:”Pavarësisht se ne kemi vendosur një fashë deri në 800 kilovat për të gjitha nevojat e familjeve dhe kemi thënë që mbi 800 kilovat do të paguhet çmimi real i energjisë. Duke parë që kishimnjë mundësi nuk e lamë atë mundësi për të futur duart në arkën e fa,miljeve mbi fashën por e shtymë se u krijua një mundësi”

Po ashtu, kreu i Qeverisë premtoi sërish rritje të pagës minimale

Edi Rama: “Duhet të arrijmë më shpejt pagën minimale 40 mijë lekë”

Në takimet që pati në Gjirokastër, kreu i qeverisë nuk I la pas dore superlativat ndaj ministrave të tij në përballimin e kësaj situatës së rëndë që po përjeton sot Europa të stimuluar nga lufta në Ukrainë.

Kryeministri Edi Rama ka folur për pensionistët duke thënë se nuk do të arrijë t’i japë atë që meritojnë por do të bëjë gjithçka që të marrin bonusin e fundvitit, sido që të jetë situata me krizën.

“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks