Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama iu “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushtë.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta! 

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste. 

Mesazhi i Ramës mund të duket edhe si një mesazh i koduar për Tom Doshin, pasi edhe gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër, e “shogjetoi” duke thënë se “është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës’, ndërkohë që Vau i Dejës njihet edhe si bastion i Partisë Social Demokrate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu