Ballina Aktualitet Edhe shtëpia e Zotit kërkon dokumente, Lame jep legalizimin e kishës monument...

Edhe shtëpia e Zotit kërkon dokumente, Lame jep legalizimin e kishës monument kulture

Në mbyllje të vitit dhe në ditën e krishtlindjes kreu  kadastrës shqiptare Artan Lame ka dhënë certifikatën e legalizimit për kuvendin karmelitan të nënshatit në Shkodër.

Në vizitën e bërë Padre Marciani solli në vëmendje edhe momentet kur objekti i kultit u tentua të rrëzohet në periudhën e diktaturës komuniste, ndërsa shtoi miqësinë e vjetër që ai kishte me shqiptarët.

“Unë jam nga Sicilia dhe fshati im ishte afër arbëreshëve.”

Lame tërhoqi edhe një herë vërejtjen për zvarritjet që zyrtarët i kanë bërë procedurave për dokumentet e objekteve të kultit.

Lame: Jemi këtu për të dhënë dokumentet legalizimit dhe certifikatën e pronës për këtë monument kulture.

Në ceremoni nuk munguan as batutat.

“Si i thonë në zonën tonë, u bëmë edhe ne me letra.”

Lame: Më duket Absurde që edhe shtëpitë e Zotit të kenë nevojë për leje dhe legalizim, por u ndërtuan pa leje.

Në vitin 2022 kadastra ka kryer legalizimin e rreth 155 objekteve të kultit që i përkasin të gjithë besimeve në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks