Ballina Aktualitet Edhe Shkodra i bashkohet protestës për vrasjen e Liridona Ademaj, sot ora...

Edhe Shkodra i bashkohet protestës për vrasjen e Liridona Ademaj, sot ora 14.00 nga sheshi i Trumës së Dugajve të Reja

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi opinionin mbarëshqiptar, edhe Shkodra i bashkohet protestës qytetare. Sot në orën 14.00 tek sheshi nga Truma e Dugajve të Reja, nis tubimi për lirinë, dashurinë, respektin, familjen dhe jetën. “Ne jemi Liridona, Bashkohuni” është slogani që fton cdso qytetar të Shkodrës të mos mungojë në këtë tubim.

Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshortin e Liridonës dhe dy persona të tjerë. Sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit që kanë kryer veprat penale, mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale.

30 vjecarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga burri i saj, Naim Murseli, së bashku me vrasësin Granit Plava dhe Kushtrim Kokallan, pjesëtar i FSK-së. Janë ende të paqarta arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa hetimet vijojnë ende. Familja Ademaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa 30-vjeçarja e vrarë më 29 nëntor u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, me kërkesë të familjes, për t’u rivarrosur në vendlindje, në Prishtinë. Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj për vdekjen e vajzës që la pas dy fëmijë të vegjël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks