Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, deputeti Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj i kanë bërë thirrje policisë që të zbardhin ngjarjen. Bardhi shkruan se ky është një akt burracak i Edi Ramës. “Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht”, shkruan Basha. “Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd”, shkruan Bardhi. Një reagim pati edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili gjithashtu i bashkohet qëndrimit të Berishës, se ky sulm është organizuar nga Rama.






