Sot, në 100-vjetorin e lindjes së artistit të madh Bik Ndoja, “Nderi i Kombit”, asnjë institucion kulturor apo vendor nuk organizoi asnjë aktivitet për ta kujtuar. Mungesa e çdo reagimi nga Teatri ku ai këndoi që prej themelimit, Zyra e Kulturës në Bashki, apo vetë Kryetari i Bashkisë, është cilësuar nga ish zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni si “një harresë e pafalshme” dhe “turp për mungesën e memories institucionale”.

STATUSI ÇUNIT:

HARRESE E PAFALESHME E INSTITUCIONEVE.

        Sot ishte 100 vjetori i lindjes se artistit ” Nderi i Kombit”, BIK NDOJA. Asnje institucion nuk e kujtoi, asnje aktivitet , as Teatri ku kendoi qe nga krijimi, as Zyra e Kultures ne Bashki, as Kryetari qe nuk harron te na thote miremjesi e naten e mire, as kronikanet qe i bejne gjithe diten temena Bashkise. Askush, turp per kete mungese memorie institucionale. Une e kisha postuar qe ne mengjes , po askush nuk u kujtua. Me sa duket duhet te jesh kengetar i tallavase qe ti bjere ndermend ndokujt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu