Ballina Bota E trishtë/ Nënë e bijë nga Kosova vdiqën në një aksident në...

E trishtë/ Nënë e bijë nga Kosova vdiqën në një aksident në Kroaci

Nënë e bijë nga Kosova kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Kroaci, ndërsa, babë e bir janë lënduar dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

Në aksident ka vdekur edhe një person nga Zara e Kroacisë, shkruan media kroate, index.hr

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës në autostradën A1.

Qytetarët nga Kosova kanë qenë duke vozitur një veturë të tipit BMW kur janë aksidentuar me automjetin e tipit Volkswagen.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe pritet që të dalë raporti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks