Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një burrë ka sulmuar me thikë gruan e tij e më pas edhe vetën.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e çifti dhe policia ka vënë në pranga autorin.

Policia bën të ditur se çifti ka marrë ndihmën shëndetësore në emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu