Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, më datë 5 qershor 2025, rreth orës 02:00, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij të parkuar në garazhdin e banesës, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të mundshëm të ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast.