Ballina Kronike E rëndë në Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit

E rëndë në Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një efektiv policie është vetëvrarë. Gjin Lesi, punonjës i Sallës Operative Lezhë, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit. Ai është gjetur i vdekur në banesën e rij në fshatin Spiten të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja që e çoi policin të marrë këtë akt.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks