Ballina Kronike E rëndë në Kavajë, 15-vjeçarja denoncon të atin në polici: Babai ka...

E rëndë në Kavajë, 15-vjeçarja denoncon të atin në polici: Babai ka kryer marrëdhënie seksuale me mua për 4 vite me radhë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë.

Një baba 48-vjeçar është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit”, njofton policia.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks