Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet i shtruar në spital në Itali në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Milano dhe policia ka ndërhyrë në vendngjarje.

Mediat italiane raportojnë se adoleshenti është qëlluar nga partneri i mamasë së tij, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare.

18-vjeçari është goditur në qafë pas një debati mes tyre.

Karabinierët arrestuan të dyshuarin për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje dhe marrje mallrash të vjedhura.

Gjatë një kontrolli autoritetet gjetën një gëzhojë dhe brenda shtëpisë, armën e vrasjes, një pistoletë e paligjshme, e gjetur e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo (Modena) dhe 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër, të gjitha të sekuestruara.

I arrestuari do të dërgohet në burgun e Milan San Vittore në dispozicion të organeve të drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu