Një djalë 11-vjeçar dyshohet se është përfshirë në vdekjen e një vajze dhjetëvjeçare në një shtëpi fëmije në Gjermani, sipas policisë.

Vajza u gjet e pajetë në dhomën e saj në një jetimore në Wunsiedel, në rajonin e Bavarisë të Gjermanisë.

Dëshmitë e mbledhura në vendin e krimit “tregon përfshirjen e një djali 11-vjeçar” që qëndronte në të njëjtin objekt, deklaroi policia lokale dhe prokurorët në një deklaratë të përbashkët.

“Meqenëse djali 11-vjeçar është nën moshën e përgjegjësisë penale, ai është vendosur në një mjedis të sigurt si masë parandaluese”, shtuan ata.

Është e paqartë se si vajza vdiq, megjithëse një zëdhënës i policisë tha për mediat gjermane se ajo pësoi një vdekje “të dhunshme”.

Kjo ngjarje tronditi Gjermaninë pasi muajin e kaluar u vra një 12-vjeçare, Luise Frisch, në qytetin perëndimor të Freudenberg. E mitura ndërroi jetë si pasoj e plagëve të shumta të shkaktuara nga një thikë. 

Dy nxënëse të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë pranuar vrasjen. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu