Ballina Bota E RËNDË/ Gruaja gjen të vrarë në shtëpi 49-vjeçarin shqiptar, baba i...

E RËNDË/ Gruaja gjen të vrarë në shtëpi 49-vjeçarin shqiptar, baba i 3 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Viktima quhet Petrit Caka. Vrasja ndodhi në Romë. Alarmin e ngriti gruaja e tij, e cila e gjeti të mbuluar me gjak në katin e fundit të pallatit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe urgjenca, por nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë shqiptarin. Caka kishte 3 fëmijë. Në fytyrën e shqiptarit kishte lëndime dhe prerje me thikë. Sipas autoriteteve para se të ekzekutohej ai është dhunuar.  

Hetuesit besojnë se autori i vrasjes mund të ketë lënë gjurmë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e tij. Mendohet se ai është goditur me një mjet prerës, thikë ose hanxhar.

Mësohet se 49-vjeçari para se të vritej, kishte shoqëruar fëmijët në shkollë ndërsa gruaja kishte shkuar në punën e saj. Mediat bëjnë me dije se shqiptari frekuentonte kazinotë. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë për ndonjë borxh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks