Ballina Kronike E rëndë, dy persona rrëmbyen dhe abuzuan me 13-vjeçaren, e mitura ishte...

E rëndë, dy persona rrëmbyen dhe abuzuan me 13-vjeçaren, e mitura ishte raportuar e humbur nga familja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kosovë, ku dy persona dyshohet se kanë rrëmbyer një 13-vjeçare nga Malisheva dhe kanë abuzuar seksualisht me të.

Siaps asajk që raportojnë mediat në Kosovë, 13-vjeçarja ëhstë gjetur e traumatizuar në Llapushnik të Drenasit.

Dy persoant që akuzohen për këtë akt të rëndë janë Luan Foniqi, 20-vjeç dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeç.

Dy personat e akuzuar për abuzim me të miturën jaën arrestuar një ditë më parë nga policia.

13 vjeçare nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj. Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen.

Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks