Kampionia e Europës, Luiza Gega, ka vendosur që të tërhiqet nga “Dance Albania”. Shkaku i marrjes së këtij vendit të papritur është pikërisht impenjimi i saj në sport.

Gjatë transmetimit të spektaklit mbrëmjen e kaluar, Gega tha se për performancën iu desh vetëm një ditë prove për shkak të angazhimeve të shumta në sport.

Gega u shpreh se duke qenë se kjo eksperiencë kërkon shumë impenjim, e ka të pamundur të japë më të mirën e saj.

“Kur e shikoja këtë program nga jashtë, dukej si diçka argëtuese. Kur erdha këtu, kuptova se kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time. Për këtë koreografi kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin.

Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po të përkushtohem, por ky nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës. Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj duke pasur një juri si Klaudia, Iliri, Ermali.

Uroj që produksioni të më mirëkuptojë, zysh Enada që ka bërë një punë të mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që radhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampione Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet shumë keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua”, tha Gega.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu