Është arrestuar autori i dyshuar që vrau më 16 dhjetor 2022 Edmond Papën në rrugën “Fadil Bodinaku“ , në Tiranë.

Policia thotë se ka dokumentuar të plotë ngjarjen dhe ka arrestuar 30 vjeçarin nën akuzën e vrajses me paramendim dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar që e ka ndihmuar në vrasje.

Arrestimi është kryer në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2023.

Si autori Albano Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet, dhe bashkëpuntori i tij A. B., 44 vjeç, banonin në Tiranë.

“Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. 

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular,” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë ku jepen informacione mbi operacionin e koduar ” Eagle eyes”.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu