I gjithë opinioni publik në Greqi u gëzua nga vendimi i Gjykatës e cila e liroi nga burgu 50-vjeçarin shqiptar Fatmir Tarellarin, duke lënë ndaj tij masën arrest shtëpie.
Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit Tarellari pasi zbuloi se kunati i tij Erjon pelivani kishte abuzuar sekualisht me vajzën e tij.
Tarellari ka thënë për gjykatës se ai i ka kërkuar llogari kunatit të tij për veprimet ndaj vajzës së mitur, në këtë moment ai ka filluar të buzëqeshë dhe të tallet me të.
“Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”- këto ishin fjalët që 50-vjeçari tha përpara togave të zeza.
Ndërkohë në dëshminë e bërë publike të vajzës së dhunuar një ditë më parë në mediat greke, ajo rrëfente se Pelivani kishte filluar ta ngacmonte që në moshën 9-vjeçare, më pas kur bëri 12-vjeç e kishte përdh*nuar për herë të parë.
Sipas dëshmisë së 18-vjeçares herën e fundit Pelivani i kishte marrë 1 mijë euro nën kërcënimin s enëse nuk ja jepte do t’i bënte publike fotot dhe vidiot q kishte xhiruar gjatë kohës që e abuzonte.
Nga ana tjetër Tarellari në dëshminë para gjykatësve ka treguar se ai u njoftua nga pronari i shtëpisë se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndërkohë që ai i kishte dhënë shuma të mjaftueshme parash të bijës për të përballuar jetën si studente.
Pas kësaj, Tarellari shkoi dhe takoi vcajzën e tij 18-vjeçare për të mësuar se ku i kishte çuar paratë, por aty ëhstë tronditur nga rrëfimi i saj.
Fillimisht vajza ka nguruar t’i tregojë emrin e abuzuesit, pro pas këmbënguljes së babait, ajo i ka treguar gjithë të vërtetën.
“Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Babaiu fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj”, shkruajnë mediat greke.
“Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.
Në këto kushte 50-vjeçari nuk priti të ngrinte padi por u nis të sqarohej me kunatin.
Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë kunatin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij që t’ia nxirrte në takim.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.
“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i ka thirrur 50-vjeçari kur e pa.
Ndërkohë që 33-vjeçari në ato momente momente ka nisur të qeshte dhe ka tentuar t’i marrë pushkën.
“Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën. Në përleshje e sipër Tarellari e vrau aksidentalisht”, shkruajnë mediat greke.
Ndërkohë që pas vendimit të djeshëm të dhënë nga gjykata, avokati i 50-vjeçarit ëhstë shprehur shumë i lumtur, duke thënë se të njëjtën njenjë kishin mbarë qytetarët grekë.
Si rrallëherë i gjithë opinionin publik në Greqi ka qenë në unison me veprimin e bërë nga 50-vjeçari, duke e quajtur akt të drejtë të një babai që po mbronte vajzën e tij nga një monstër.