Nuk ka më dyshime, Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Nassr për t’i dhënë lamtumirën futbollit të rëndësishëm europian pasi nuk ka arritur të gjejë asnjë skuadër të niveleve të larta për të vazhduar karrirrën.
Në këtë mënyrë ai ka ygjedhur paratë pasi deri në vitin 2025 me ekipin arab do të arkëtojë 70 milionë euro në sezon.
Bëhet fjalë për skuadrën më të mirë të Arabisë Saudite ku CR7 do të luajë deri në moshën 40-vjeçare ndërsa më pas do të jetë edhe ambasador i kandiddaturës së Arabisë Saudite që bashkë me Egjiptin dhe Greqinë kërkojnë të fitojnë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2030.