Ballina Kronike E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Një makinë në...

E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Një makinë në lëvizje qëllon në drejtim të ‘Touareg’ të zi të parkuar


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar në lagjen ‘Prek Cali’.

Një mjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një ‘Touareg’ e zi të parkuar me targa angeleze. Plumbat kanë kapur edhe ‘ML’.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të lënduar. Priten të mësohen të tjera detaje në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks